Stop-regjistrimi: Dhunë barbare e mjekëve ndaj qytetarit ne spitalin e Fierit.

Të shtunën mediat transmetuan lajmin, se policia e Fierit arrestoi një të ri, i cili kishte dhunuar një mjek të Spitalit të Fierit. “Stop” hedh sonte dritë mbi këtë ngjarje.Ardit Klima është i arrestuari 32 vjecar dhe prej mëse një muaji ai ka shtruar të atin në spitalin e Fierit.Ai pretendon, se të atit nuk i është dhënë ndihma mjeksore e nevojshme.Ndërsa ka kërkuar llogari për moskujdesin ndaj të atit, Arditi është përfshirë në debat e konfrontim fizik, fillimisht me mjekun neurolog e më pas edhe me kolegët e tij.I riu ka përfunduar në pranga dhe me hematoma në trup e fytyrë, ndërsa po hetohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Po cila është e vërteta e incidentit të fundjavës në Spitalin e Fierit? “Stop” ka siguruar dëshmi dhe audio-regjistrimin e rrahjes barbare, që i ngjan një filmi ëestern. Gjithcka, që do të ndryshojë rrjedhën e hetimeve, do të transmetohet sonte në emisionin “Stop” në orën 20.10 në ekranin e Tvklan

Trending