
Tri letra të shkruara me dorë nga John F. Kennedy për Gunilla von Post, të dashurën e tij suedeze, u shitën me ankand nga RR Ankandi në Boston. Me çmimin 88,000 dollarë ato u blenë një koleksionist prej arkivës personale të Gunilla von Post. Aristokratja suedeze e takoi presidentin e ardhshëm të SHBA në Gusht 1953, një muaj para martesës së tij me atë që do të bëhej Jackie Kennedy, shkruan revista franceze Paris Match e lexuar nga Lapsi.al.
Por vetëm në 1955 të dy të dashuruarit do të fillonin lidhjen e tyre. Larg nga të qenit një romancë e thjeshtë verore, historia e tyre do të zgjaste një vit dhe do të përfundonte me hidhërim të vërtetë.
ështu, përmes korrespondencës, mësojmë se JFK do ishte i aftë për të bërë gjithçka qoftë edhe duke i dhënë fund martesës së tij për të sjellë Gunillën në Amerikë …

Por nuk qe e thënë. Ambiciet e tij politike dhe aborti traumatik i Jackie do të bëheshin për shkak për fundin e romancës së tyre.
I trishtuar, Kenedi, ky Don Juan i përjetshëm do të mësonte se gruaja e ëndërrave të tij do të martohej me një pronar të madh tokash. “Ju jeni e mrekullueshme dhe ju më mungoni shumë” ishin fjalët e fundit të tij që gjenden në një prej letrave që u shit së fundi në ankandin e Bostonit.





