VIDEO/ Plas grushti ne avion, pasagjerja i theu stjuardesës dy dhëmbë

Pas një serie incidentesh në avion, përfshirë sulmin e një pasagjereje që i theu dy dhëmbë një stjuardese dhe e la me plagë në fytyrë, sindikata përfaqësuesve të ndihmës së fluturimit të Southwest Airlines në SHBA i kërkoi kompanisë të marrë masa më të ashpra për mbrojtjen e punonjësve të saj nga ajo që e quan “një epidemi agresioni”.

“Kërkojmë ndihmën e të gjithëve për të garantuar një situatë të qetë e të këndshme nëpër fluturime”, tha për CNN kryetarja e sindikatës, Lyn Montgomery. Sipas saj, vetëm nga periudha 8 prill deri në 15 maj, ka pasur 477 incidente që përfshinin sjelljen e pahijshme të udhëtarëve, një numër ky i paprecedentë episodesh të cilat po bëhen gjithmonë e më agresive duke mbërritur një nivel të patolerueshëm.

Ai më i fundit ishte edhe më i rëndi, kur një pasagjere u arrestua për dëmtime të rënda pasi sulmoi një stjuardesë gjatë një fluturimi nga  Sacramento drejt San Diegos, duke i shkaktuar dëmtime të medha në fytyrë dhe thyerjen e dy dhëmbëve.

Trending