Shtete e Bashkuara do të dhurojnë 75 % të dozave të vaksinave, të papërdorura kundër koronavirusit.

Sipas njoftimit të Shtëpisë e Bardhë këto dhurime do të bëhen nëpërmjet programit COVAX, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Fillimisht SHBA do të dhurojë 25 milionë doza vaksinash, ndërsa plani është që deri në fund të muajit qershor të shpërndahen 80 milionë doza vaksinash, në mbarë botën. Vetëm 25% e dozave të vaksinave do të mbahen rezervë për raste emergjente në SHBA.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të vepruar me të njëjtën urgjencë, si kemi demostruar në shtëpinë tonë, në përpjekjet ndërkombëtare të vaksinimit”, tha presidenti Biden në një deklartë.

25 milionë dozat e para të vaksinave që do të dhurohen, sipas Shtëpisë së Bardhë, 19 milionë do të shkojnë për programin COVAX. 6 milionë dozat e mbetura do të shpërndahen direkt nga Shtëpia e Bardhë për aleatët dhe partnerët e SHBA. Në këtë listë përfshihet dhe Kosova.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhet se rreth 6 milionë vaksina do të dhurohen për Meksikën, Kanadanë dhe Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazan, Ukrainën, Kosovën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun dhe Jemenin si dhe për punonjësit e Kombeve të Bashkuara.

Trending