
Një ngjarje tragjike ka tronditur Ontarion teksa një 20-vjeçar sulmoi me automjetin e tij një familje myslimane , duke vrarë kështu 4 anëtarë të saj.
Një djalë i moshës nëntë vjeç, i mbijetuari i vetëm i familjes, është në spital me dëmtime serioze. 20-vjeçari i identifikuar me emrin Nathaniel Veltman është akuzuar për vrasje në tentativë. Ky është sulmi më i keq kundër myslimanëve që kur gjashtë persona u vranë në një xhami të Quebec City në 2017.
Sipas mediave, vendase autori i krimit makabër, nuk i njihte viktimat por i ka sulmuar vetëm për faktin se ishin myslimanë. Familja ishte me origjinë nga Pakistani dhe kishte emigruar në Ontario 14 vite më parë.
Policia ka bërë të ditur se ka prova që prej kohësh autori e kishte planifikuar një akt të tillë i motivuar nga urrejtja.
I dyshuari nuk ka precedentë kriminalë dhe nuk dihet të jetë anëtar i një grupi urrejtjeje. Ai u arrestua në një parking në një qendër tregtare ndërsa kishte veshur një jelek të forcave të blinduara. Nuk ka prova se ai kishte ndonjë bashkëpunëtor.





