Gjatë mngjesit të ditës së sotme është gjetur një person i mbytur në rezervuarin i Gjancit ne zonën e Korçës.

Akoma nuk janë të qarta rrethanat në të cilën është mbytur i riu.

Polcia ka bërë edhe identifkimin e trupit të gjetur.

Aë është shtetasi Fridman Xhaferraj, 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim).

Ndërkohë burime policotë shpjegojnë se ai mund të jetë goditur me një mjet të fortë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Korçë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Trending