Është identifikuar autori i dyshuar, që përdhunoi për 9 orë me radhë pastruesen shqiptare në Greqi, fundjavën që lamë pas.


“Kemi indikacione për një të dyshuar. E kemi identifikuar. Fenomene të tilla nuk kanë të bëjnë vetëm me policinë”, tha zëdhënësi i Policisë Greke për një televizion të Athinës.

50-vjeçarja arrite të dilte në një moment në ballkon dhe bërtiti për ndihmë. Banorët e tjerë të pallatit dëgjuan dhe lajmëruan policinë. Pas këtij momenti autori u largua nga banesa dhe është në arrati. Ndërsa 50-vjeçarja u dërgua në spital dhe më pas në polici ku bëri dhe kallëzimin për ngjarjen e rëndë.

Forca të shumta policore rrethuan pallatin dhe zonën përreth ku ndodhi ngjarja. Por autori ishte larguar. Ndërkohë, prezenca e shtuar e policisë ishte edhe për të shmangur incidentet, sepse shumë qytetarë u mblodhën në rrugën përpara pallatit në shenjë protestë kundër abuzimit seksual.

Trending