
Austria heq ndalimin e udhëtimeve për arsye jo-jetike me Shqipërinë duke filluar nga e enjtja, 24 qershor. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Ambasada Austriake në Tiranë, e cila ka theksuar se tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë për çfarëdolloj arsye, madje pa teste dhe të pa vaksinuar.Austria nuk kërkon që shtetasit shqiptar të plotësojnë formular para udhëtimit.
Vendimi ndjek rekomandimin e Bashkimit Evropian për lejimin e udhëtimeve me Shqipërinë, që tashmë cilësohet vend i sigurtë nga Covid-19.
Para pak ditësh, kanë qënë Hollanda dhe Greqia që kanë vendosur të eleminojnë kufizimet në udhëtime me vendin tonë. Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, duhet të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes, një PCR-Test të 72 orëve të fundit apo Test Antigen negativ të 48 orëve të fundit, çertifikatё vaksinimi ose vërtetim shёrimi, të lëshuar nga institucione të autorizuara.
Për pasagjerët që udhëtojnë drejt Austrisë nevojitet vetëm një maskë FFP 2 (foto poshte).







You must be logged in to post a comment.