Në Maqedoninë e Veriut policia ka hequr disa banderola në Shkup që ishin vendosur në kuadër të fushatës “Të dua Çamëri”. Mediat shqiptare atje shkruajnë se për këtë organizim nëpër çarshinë e Shkupit dhe në pjesë tjera të qytetit janë vendosur banderola me qëllim përkujtimin e të drejtës së çamëve për tokën e tyre.Erduan Dauti, njëri prej organizatorëve të këtij manifestimi tha se shpreson që ky veprim nga institucionet përkatëse të mos ndikojë tek qytetarët për të mos u bashkuar në marshin e paqes, që do të mbahet ditën e enjte.

Trending