
Katër persona u vranë më armë zjarri dhe dy mbetën të plagosur orët e para të së dielës në Velipojë pas një konflikti për shezlongët. Megjithatë kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm një foto të qetë nga Velipoja, duke mos përmendur asnjë fjalë për masakrën që ndodhi gjatë natës.“Mirmëngjes nga Velipoja e dashur,” shkruante kreu i qeverisë krahas një fotoje të marrë nga ajri që tregonte bregdetin.Disa minuta më vonë, postimi në fjalë u fshi.Të menjëhershme ishin edhe komentet e qytetarëve të cilët i kujtuan kryeministrit se aty u vranë njerëz, ndërsa u ngritën edhe pyetje se “përse nuk merr shteti një aksion për konfiskimin e të gjitha armëve pa leje.” /abcnews.al/






You must be logged in to post a comment.