Hollanda,Portugalia,Franca,Gjermania jane kater fituese te europianit ne kohe te ndryshme qe eleminohen. Nuk duhet te habitemi sepse Kampionati Europian i futbollit eshte me shume kompeticion shtetesh se sa kombesh dhe shkollash futbolli. Nuk ndeshen thjesht kombe sepse ne nje bote te hapur marja e shtetesise dhe punesimi ne futboll eshte liberalizuar. Edhe ceshtja e shkollave eshte kaperxyer per shkak se ai eshte homogjenizuar fal standartizimit te trainimit skemave dhe sepse lojtaret luajne ne vende te ndryshme sipas vlerave dhe cmimit qe kane ne treg, ne kampionate me te mira se i vendit te tyre. Eshte per kete arsye qe ekipet e medha kane brenda tyre lojtare shume te shtrenjte te cilet luajne ne ekipet e klubeve te medha dhe motivohen kryesisht nga pagat tejet te larta, ndersa me fanelen e ekipit kombetar motivimi nuk eshte paraja. Ekipet e vogla ne leter kane dicka me shume si motivim….energjine qe lidhet me flamurin kombetar pra promivimin e vendit por edhe per faktin qe europiani eshte edhe treg oferte, per ta eshte mundesia per tu shitur per te ngritur cmimin ne treg. Psh rasti Lokatelit tek Itali dhe super Xhaka te Zvicra por dhe lojtare te Hungaria Cekia Kroacia Suedia Ukraina Danimarka… Pra keta lojtare kane dy energji fanelen dhe tregun. Mbape tregoi mbreme se ishte produkt tregu dhe duke dashur te bente gjera te medha nuk beri asgje. Po te kishte qene ish traineri Michel Hidalgo do e nxirte nga loja me kohe. Ne fushe nuk luhet me emer luhet me loje zemer dhe energjiderdhje cdo sekond…EUROPIANI vazhdon por vetem dy skuadra jane po thuaj me 100% te lojtareve qe ju luajne ne kampionatin e vendit…Besoj ato te dyja shkojne ne finale..
POR…ah por topi eshte i rrumbullaket…
Pkabo 29 qershor 2021

Trending