
Një ndodhi e pazakontë në Vlorë. Një çift kanë zgjedhur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë duke paguar të gjitha shpenzimet me një çek fals.Njoftimi është bërë nga hoteli që ata kanë zgjedhur për ditën e tyre të veçantë. Por nuk mbaron këtu. Për një javë rresht dasmorët janë akomoduar në këtë hotel. Ata paralajmërojnë se rasti do të referohet në polici.“Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndërri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fallso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë! Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar. P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!”, thuhet në njoftim.


You must be logged in to post a comment.