Që nga data 1 korrik, pra nesër, hyn në fuqi Rregullorja e re e punësimit në Gjermani. Për këtë ambasada gjermane në Tiranë ka nxjerrë njoftimin e posacëm për kriteret që do të ndiqen nga shtetasit e Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria.

“Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin. Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare http://www.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Trending