Një zjarr shpërtheu në sipërfaqen e Oqeanit Paqësor në perëndim të Gadishullit Jukatan të Meksikës. Mediat e huaja raportojnë se vatra e zjarrit në mes të oqeanit ka shpërthyer pas rrjedhjes së gazit nga një tubacion nëndetës.U deshën pesë orë që zjarri të shuhej, sipas kompanisë së naftës, Pemex. Flakët e mëdha portokalli që ngrihen nga uji dhe i ngjajnë llavës së shkrirë janë quajtur “sy i zjarrtë” nga përdoruesit e mediave sociale për shkak të formës rrethore të flakës.

Trending