Kryeministri Edi Rama e vlerësoi lart figurën e Luiza Gegës në ceremoninë e nderimit të saj në ambientet e Kryeministrisë, pas shpalljes së saj kampione Europe.

Kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë shpërblim financiar që mund të shpërblejë Luizën për atë që i ka dhënë kombit.

Ndërkohë që kishte dhe një përgjigje për ata që i quajti cinikë dhe “talljetrapistët” të cilët sipas tij dhe në rastet e një suksesi si i Luizës “flasin për euro”.

Fjala e kryeministrit Edi Rama: Një krenari e privilegj i vecantë që të kemi sot këtu mes nesh, në një përpjekje për të gthënë faleminderit jo doemos me gjithë fjalët e nevojshme. Kjo arritje të lë pa fjalë.

Më vjen mirë që rastësia e deshi që sot unë të prezantohesha dhe me ambasdoren e re të BE në Shqipëri të cilës i kërkova të qendrojëë pas trakimit për të kremtuar një kampione evropiane që mundi një gjermane.

Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermaninë, para ca kohësh dikush thoshte që jemi të dytët pas Gjermanisë por sot këetu në këtë sallë Gjermania është e dyta pas Shqipërisë.

Shteti ka kohë që e ka humbur rivalitetin me sportin.

Curcilli si amator i hipizmit në rini dhe si notar amator ishte atlet i shquar i ëiskit dhe purso por ndihej i sfiduar nga sporti kur nuk mund tja hidhte me oratori e gjenialitet politik.

Ka dicka që bashkon emrin e tij me triumfin e Luizës, janë katër fjalë të cilat ai i përdori duke i bërë himazhin më të madh sipas meje vetë sportit kur i ngriti në këmbë gjithë britanikë t në luftë, me një recetë mahnitëse që i ka mbetur histirisë, të fitores mbi nazizmin e u tha “nuk kam asgjë për tu ofruar vec sfilitje, gjak, lot dhe djersë”.

Nëse e shohim gjithë rrugëtimin e vrapimin e Luizës deri kur ka zbritur në pistë për ato më pak se 10 minuta që tan i përkasin historisë, ato janë hapa të pafundëm sfilitje, gjaku, lotësh e djerse.

Me këto katër fjalë, Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Sipërmarrja e saj, marramendëse.

Imazhin e një Shqipërie që ia del i dhuroi Luiza Shqipërisë, ia del me kokën lart mes gjithë të tjerëve.

Tek fitorja madhështore është dhe një dëshi e vyer për të gjithë ne, sportistë e jo, për gjithë brezat. Luiza nuk është më thjesht një vrapuese eshpejtë sot por një pararendëse, paralajmëruese, parakumtuese sic do përkufizohej në shkrimet e shenjta, se historia e atletikës që në gjenezën e saj ka treguar se është fati dhe brenga e atletëve që vrapojnë që nga koha e olimpiadave të Zotave, si të ishin Zana karshi tundimeve për jetënb e rehatshme apo karshi dorëzimeve në krahët e errësirës.

Ti hyn në një kënd shumë specifik si një parakumtuese e një Shqipërie ku shumë më tepër vajza e djem do provojnë të kundërten e saj që predikojnë cinikët dhe më falni talljetrapistët me kombin, me flamurin, dhe me cdo normë morale dhe etike të traditës shqiptare.

Shumë vajza e djem që sot, janë të regjistruara dhe në lëvizjen e re olimpike për të cilën kemi një vit që përgatitemi, lëvizjen që do nisë këtë shtator nga shkollat, universitetet me mbi 650 skuadra të regjistruara në volejboll e basketboll për vajza e djem në shkolla e në universitete që do shtohen.

Me një kalendar që për herë të parë do të ketë lëvizja sportive në Shqiupëri e sportit jo thjesht për të fituar, por e sportit për të ndryshuar në raport me jetën shoqërore, në raport dhe me gjithë tundimet e sfidat që sjell teknologjia që ka mbërthyer kalamjtë pas atyre mbroklluave që i shkëpusin nga shokët, gjuha e folur nga puna fizike dhe që s’kanë lidhje fare me sfilitjen, gjakun, djersën dhe me lotët, por pa këto nuk ka sukses.

Ngadhënjimi yt i tregon të gjithëve se nuk ka njerëz, popuj, kombe më inferior se të tjerët e s’ka asgjë të pamundur për cdo kënd që ka kurajon ta ndjekë deri në fund ëndrrën e vet.

Në një vend që pistën e parë normale të atletikës e ka ndërtuar tani do të thoyteë yi thuash të gjithëve që asnjë arsye sado objektive asn jë pengesë, asnjë distancë, me këdo oaratje stë pengon të ngjitesh në majë nëse je i vbendosur të ngitesh në majë e të paguash cmimn e sfilitjes.

Për të mos marrë mësysh po i vë një hudhër fjalimit duke sjellë në vëmendje një pjesë brutale të komunitetit tonë që nuk e duron dot suksesin dhe nga ana tjetër, që nivelin e urrejtjes për tjetrin, e ka të atillë sa është gati ta bëjë copë Shqipërinë, cdo gjë që është shqiptare, jo se nuk e do atdheun, flamurin, shtëpinë e vet, por se nuk arrin dot ta kuptojë që atdheu nuk ëshgtë vertëm i veti dhe i anës së vet, kjo arrin kulmin kur në vend se të admirohet ana reale e suksesit që ska të bëjë fare me financat, me kushtet, por me ëndrrën e vullnetin për ta ndjekur ëndrrën shpotitet suksesi dhe flitet për euro, e flitet për braktisje, vuajtje.

Kam vetëm një fjalë për tu thënë këtyre sot: Shqipëria sot i shpërblen, sot jo Luizën sot, më shumë se sa shumë vende të tjera më të suksesshme.

S’ka asnjë shpërblim financiar që mund të shpërblejë Luizën për atë që i ka dhënë kombit, dhe kjo medalje kordoni i madh i yllit të mirënjohjes publike është thjesht shprehja e përulur e admirimit, por nuk e kompenson dot se ska medalje e shpërblim financiar që mund të kompensojë sfilitjen lotët gjakun e djersën.

Këtë do e merrte Curcilli jo ti por ty të takon ndoshta më shumë se kujtdo tejtër se shqiponjës dy krenare me yllin 6 cepësh ësthë hija e atletit të parë të kombit tonë, atleti i lirisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Duke të ftuar pa iu trembur shtatlartësisë sime të kotë, se mua më rrofshin gjithë këto centimetra, unë e di që ti je trime e nuk trembesh por dhe vetë Napoloni ishte vetëm 2 cm më i gjatë se ty. Por ishte 20 minuta 20 minuta më i ngadaltë se ti.

Kjo është per ta cerfifikuar se nuk është e kontranduar, është origjinale.

Trending