
I pyetur nga gazetarët nëse e ka marrë një letër për bashkëpunim nisur nga Gazmend Bardhi, fakt i zbuluar nga deputeti Saimir Korreshi, Berisha u shpreh se janë të hapur për bashkëpunim dhe se vetëm Alibeaj dhe Basha janë nën kontrollin e Edi Ramës:
“Ne jemi të hapur të bisedojmë, të bashkëpunojmë me të gjithë demokratët, një dyshe është në kontroll të plotë të Edi Ramës dhe kjo është Alibasha, ndaj demokratët i bashkojnë shumë më tepër se sa i ndajnë kështu që nuk dyshoj që po ecet dhe do të ecet drejt bashkimit”.




You must be logged in to post a comment.