
Beteja e fasuleve ka filluar zyrtarisht: Qyteti i Nju Jorkut tani ka fasulen e tij të argjendte dhe me shkëlqim.
Në mënyrë të habitshme e ngjashme me “Portën e Reve” të Çikagos, e cila njihet shumë e gjerë si “Fasulja”, struktura reflektuese e Mollës së Madhe është më e vogël se skulptura origjinale, duke peshuar vetëm 40 tonë krahasuar me 100 tonë te fasules se chicagos.
Fasulja e Nju Jorkut është projektuar gjithashtu nga artisti britanik Anish Kapoor dhe ndodhet jashtë një ndërtese banimi në lagjen Tribeca. Ajo u ndërtua për t’u dukur e shtypur dhe e shtrembëruar nga ballkonet e hapura të vetë ndërtesës.
Skulptura ende nuk është emëruar zyrtarisht, megjithëse pritet në javët e ardhshme.
“Bean” e Çikagos është ekspozuar me krenari në Millennium Park.





You must be logged in to post a comment.