Mbajtja e disa protestave nga shoqata ambientaliste kundër ndërtimit të aeroportit ka bërë që banorë të fshatrave të Novoselës, zona ku po ndërtohet aeroporti) të protestojnë kundër këtyre shoqatave.

Qindra banorët janë ngritur sot në protestë për të kundërshtuar shoqatat ambientaliste.

Ata thonë se aeroporti duhet ndërtuar pasi i sjell zonës dhe gjithë Jugut zhvillim. Sipas tyre ambientalistët paguhen për të dëmtuar Vlorën.

Sipas tyre qëllimi i të ashtuquajturve ambientalist është dashakeq për këta banorë.

Ndërkohë Vasil Bedinaj, kreu i Operatorëve Turistik ka thënë se ndërtimi i këtij aeroporti është një patentë për zhvillimin e turizmit në Vlorë dhe në të gjithë jugun.

“Situata është pa sens sa i takon ambientalistëve por duhet të bëjmë një bilanc se cila është më e mira, aeroporti është celësi, apo patenta e zhvillimit të turizmit. Kemi pasur konsultë me ambientalistët dhe kemi arritur në konkluzion se nuk ndikon aeroporti në atë cfarë ata këmbëngulin, gjithë ekonomia e Vlorës është pro. Vlora e ka marr drejtimin e vet, është një qytet turistik dhe duhet të ketë një aeroport. Ne i mbështesim ambientalistët por jo në këtë rast. Këto janë interesa të individëve që nuk gjejne mbështetje të shoqërisë civile por në nuk duhet të jemi pjesë në këtë rast për dicka që varet zhvillimi i qytetit. Shpresoj të jetë hera e fundit që protestojnë, më duket cudi pse u japim kaq shumë rëndësi. Aeroporti i Vlorës do të bëhet”- u shpreh ai 

Trending