
Më 10 mars 2023 ka ndërruar jetë trashëgimtarja e fundit e familjes shkodrane Marubi.
Zonja Tereza Marubi ishte vajza e fotografit të njohur shkodran Gegë Marubit, i cili në vitin 1972 ia dorëzoi shtetit shqiptar mbi 200.000 negative në xham, fotografi dhe materiale të tjera të rëndësishme që kanë të bejnë me personalitetet e mr ngjarjet e ndryshme të historisë shqiptare, të cilat i kishin bërë vetë ose i kishin tubuar anëtarët e familjes Marubi që asokohe i posedonte familja e tij nga rë cilat u themelua Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” i cili u vendos në pedonalen “Kolë Idromeno” në Shkodër
Zonja Tereza Marubi ishte inxhiniere e kimisë dhe për një kohë të gjatë ishte kujdesur profesionalisht për mbrojtjen e konservimin e fototekës dhe të kolekcionit të Muzeut “Marubi”.
Pinjollja e fundit e familjes Marubi vdiq dje pas një sëmundje të rëndë dhe u përcoll pa ceremoniale publike.Vajzen e Gegë Marubit nuk e nderuan as përfaqêsuesit e institucioneve shtetërore e as të qytetit të Shkodres.
Respekt i pafund për zonjen Tereza dhe për kontributin e familjes emblematike Marubi per kulturen shqiptare.




You must be logged in to post a comment.