Nje lajm i trishte vjen nga Tirana per largimin nga jeta te doktorit fierak Xhorxhi Gjerazi i cili
ka nderuar jete ne moshen 79 vjecare.Doktor Xhorxhi sherbeu me devotshneri qytetareve fierake duke qene ne sherbim te tyre mbi 40 vjet ne sherbimin ORL ne qytetin tone.Xhorxhi Zoi Gjerazi I lindur ne qytetin e Fierit me 23 dhjetor 1944, ndoqi studimet ne Fakultetin e mjekesise ne vitet 1962-1967 ne Tirane dhe u diplomua si mjek I pergjithshem.
Gjate viteve 1967- 1969 kryen studimet e specializimit per ORL prane Fakultetit te mjekesise ne Tirane.
Qe pas diplomimit punoi ne spitalin e pergjithshem ne Fier si mjek ORL prej 40 vitesh. Ai ishte I pari mjek ORL ne kete spital dhe ndihmoi ne hapjen e ketij sherbimi ku e drejtoi per shume vite si shef dhe me pas si specialist. Nje mjek i perkushtuar dhe i papertueshem dhe nje njeri punetor qe trajtoi e sheroi shume paciente gjate karrieres se tij.
Gjate gjithe jetes se tij Ai ishte themeluesi i sherbimit te ORL ne qytetin e Fierit. punoi me shume perkushtim, ishte nje mjek dhe intelektual i mirefillte qe gezonte respektin e miqve dhe pacienteve te cileve iu sherbeu per vite me rradhe.
Dr.Xhorxhi Gjerazi nderroi jete ne Tirane ne 15 korrik 2023. Ai la pas bashkeshorten Yllken djalin Ervin dhe vajzat e tij Elona Kureta dhe Anisa Jaho qe ai i donte dhe adhuronte pa fund.

Trending