Per te ardhur deri në Spitalin Rajonal te Fierit do te duhet kujdes, pasi segmenti rrugor ne shume raste eshte e bllokuar nga automjete te parkuara ne kundravajtje .

Duhej nderhyrja policise rrugore qe automjetet e parkuara ne kundravajtje me rrugën e spitalit rajonal të Fierit te largohen dhe kundërvajtesit te ndryshohen me gjobë sipas ligjit.Ky rast ndodhi ne segmnetin rrugor me gjatësi rreth 150 metra , te cilen duhet ta pershkosh per te komunikuar ne rastet e nevojshme ne spitalin Rajonal te Fierit.

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Fierit, Nevila Shuke, eshte shprehur se ky eshte nje problem i perditshem i krijuar nga drejtues mjetesh te cilet e bllokojne rrugen me mjetet e tyre duke i parkuar ne kundravajtje.Sipas saj ata harojne se ne kete segment te rruges se sitalit parkimet e gabuar të mjeteve pengojnë levizjene autoambulancave l per misionet e 127 !

Per te zgjedhur kete problem,qe eshte kthyer ne shqetesim duhet ndergjegjesimi I qytetareve, pasi rruga e vetme për te komunikuar dhe për të marrë sherbimet ne kete institucion shendetesor qe eshte spitali rajonal i Fierit eshte kjo rruge pikerisht kjo rrugë. Ardhja e ambulancave me urgjence nga nje aksident i mundshëm ,apo nga rastet kur te semuret kerkojne marrjen e ndihmës se domosdoshme mjeksore bllokimi i rruges nga parkimet ne kundravajtje me sinjalistiken rrugore rrezikon jeten e qytetarëve

Besnik Sulejmani

Trending