

Lajmi behet i ditur nga vete djali i tij i cili njoftoj per largimin e te atit nga jeta.
lindi ne Korce ne 1939.Diplomohet per regjizure dhe nis punen ne estraden e fierit ne 1968 is regjisor i kesaj estrade, ku ne shume takime meriton vendin e pare ne garat midis estradave profesioniste ne vend.Viti 1973,i luftes kunder modernes dhe botes se shfrenuar kapitaliste e con Kocon ne Patos ,ku perseri ai vihet ne krye te estadave te ketij rangu.Ne vitin 1980 Kocoja merr pjese ne filmin deshmoret e monumenteve ne rolin nje oficeri austro hungarez ,dhe pas nje viti ne agimet e stines se madhe.Sigurisht shume fierak e mbajne mend Kocon me motorin guzi neper republike nderko qe ardhja e vitit 1990 e gjen kocon ne greqi deri sa nderroj jete ne keto momente.Regjsori i madh Mevlan Shanaj i dedikon humbjes se ketij nbjeri nje postim te ndjere ne facebook ,,,,
Lamtumirë Koço PAPADHOPULLI! Sot shikoj se paska ikur Koçua! Një angushti më mbërtheu dhe qortova veten se prej disa kohësh nuk kisha kominikuar me Koçon! Çdo kush që ka pasur mundësi ta ketë takuar në jetë do ndihet nga ky lajm i mbërthyer me shtërngim në zemër pasi aty në thellësi do ishte Koçua! Njeriu i vlerave njerëzore si askush tjetër! Koçua kishte lindur për të dhënë dashuri! Për të po thuaj nga të gjithë thuhej” I mirë i botës, i keq i vetes”. Koçua dinte të bënte më të mirën jo vetëm për ne miqtë e afërt, po për çdo njeri që do i kërkonte diçka! Gjithë jetës mbolli dashuri! Vështirë të gjeje në jetë një mik si Koçua! Krenarë për tërë jetën të jetë familja! Ata duhet të dinë se Koço Papadhopulli ishte miniera e floririt që la në jetë vetëm shkëlqimin e shpirtit!Iku një një mik që ta le boshllëkun vrasës për gjithë jeten….
( Ishim nga Patosi të dy, kur vajta në shkollën e aktorëve, Koçua ishte në vitin e tretë, më mori në dhomën e tij , ai bënte ” ligjin” dhe qëndruam dy vjet në një dhomë)
Ne emer te sofres fierake i shprehim ngushellimet famijes se tij.


You must be logged in to post a comment.