
Një rast shantazhi i përsëritur është zbuluar nga Krimi Kibernetik. Mësohet se Fabian Dodaj 34 vjeç i cili po vuan dënimin aktualisht në një burg të Francës, ka shantazhuar dhe përndjekur rreth 62 vajza online.
Dodaj krijonte profile false me fotot e vajzave dhe i denigronte ato. Bëhet me dije se Dodaj më pas u kërkonte atyre foto ose video intime në këmbim fshirjen e profileve në rrjetet sociale.
Me anë të sinjalizimit të autoriteteve shqiptare, ato franceze kanë ndërhyrë dhe në qelinë e Dodaj gjetën dhe sekuestruan telefonin e tij. Dodaj vuan dënimin në burg për “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”.




You must be logged in to post a comment.