Champions League zhvilloi këtë të martë nëntë ndeshjet e para për raundin e katërt. Mes dueleve më të forta ra në sy fitorja 1-3 e Milanit në Madrid kundër Realit, apo edhe humbja e Man. Cityt në Lisbonë.
Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes ishte padyshim në Madrid, aty ku Real u mposht 1-3 nga Milani. 22 trofe të Ligës së Kampioneve zbrisnin në fushë, me kuqezinjtë që i dhuruan një befasi një ish-i si Ancelotti, duke marrë fitoren e dytë në këtë event për këtë sezon. Ndeshja u hap nga Thiau për italianët pas 12 minutave lojë, para se Vinicius të barazonte me penallti në minutën e 23. Morata në pjesën e parë dhe Reijinders në të dytën shënuan golat e tjerë për Milanin, duke bërë që Real Madrid të jetë në krizë edhe pas humbjes në El Clasico.
Në Lisbonë, Sportingu fitoi 4-1 kundër Manchester Cityt duke bërë një befasi të madhe. Foden shënoi për miqtë pas vetëm katër minutave loje, para se djemtë e Ruben Amorim të përmbysnin me tripletën e Gyokers dhe Araujo. Trajneri i Sporting fiton ‘derbin e parë’ me Cityn, me portugezin që pas një jave do jetë në krye të Manchester United, duke u zyrtarizuar si trajneri i ri në Premier League.




