Kur dikush perkujtohet pas nje kohe relativisht te gjate kuptohet o eshte nje hero o nje gjeni ne fushen e tij.E pra i tille ishte doktori fierak i te gjitheve i paharruari Thoma Rrudha.E shkeputem kete post memorie ne nder te kesaj figure qe I Ben mire cdo njeriu qe ta lexoj DHE te kujtoj se po jeton ne nje brez me humaniste dhe njerez te paperseritshem

NJERIU I NDRITSHËM E HUMANISTI I MADH, DR. THOMA RRUDHA

Një ndër bekimet më të mëdha për çdokënd janë NJERËZIT E NDRITSHËM, të cilët ka pasur fatin t’i njohë në rrugën e jetës.

Për mua, ashtu si për gjithë farefisin tonë, NJËRI NDËR MË TË NDRITSHMIT – bashkëshorti i motrës së vogël të babait, dr. Violetës, dr. THOMA RRUDHA, ndarë nga jeta 30 vjet më parë, pak muaj pas gjyshit, Atë Erazmi. [E përmend këtë fakt, pasi gjyshi e donte aq shumë, e çmonte dhe e nderonte aq fort, saqë nuk e dimë si do ta kishte përballuar ikjen e Tij të parakohshme.]

Pinjoll i një dere të madhe, zbritur në Divjakë pas prishjes së Voskopojës, dr. THOMAI u bë e mbeti NJERI I NDRITSHËM për mijëra familje të Fierit, të Patosit, të fshatrave përreth e më tej: “Simbol i humanizmit dhe i dashurisë për jetën”, “mjek i përsosur e njeri i mrekullueshëm”, “fisnik i madh”, “psikolog i paarritshëm“, “mjek në të gjitha kuptimet e fjalës”, “nuk e zëvendësonte dot kush”, “nuk e harrojmë kurrë, ishte hero”, “na shëronte si me magji”, “qe për ne shpresa e jetës”, “ndodhej kudo kur dikush kishte nevojë për buzëqeshje”, “na gjendej pranë në çdo orë”, “hynte në çdo shtëpi, ishte i thjeshtë, shpirtmadh”, “mjeku i të varfërve, se trokiste ai në dyert e tyre dhe nuk e ndërpriste rrugën derisa shëroheshin”, “nuk kërkonte shpërblim, por vetëm shpërndante humanizëm”, “nuk pranonte asgjë nga pacientët, shpesh ishte ai që u jepte atyre”, “simbol i kulturës qytetare”, “njeri i rrallë, me zemër e botë të madhe”, “figurë lapidare e shëndetësisë”, “idealist, frymëzim për të rinjtë që aspironin mjekësinë, frymëzim për brezat që e kanë njohur”…

Kështu e kujtojnë NJERIUN E NDRITSHËM, Dr. THOMA RRUDHA.

Dr. THOMAI kishte një lartësi shpirtërore, një mirësi e bujari të tillë, që vetëm fisnikëria e lindur i zotëron.

Kur vinte në shtëpitë tona, për ne, nipërit e mbesat e shoqes së tij të jetës, ishte një festë e vërtetë. Sepse e donim shumë, siç dhe na donte, por, të themi të drejtën, edhe për një arsye tjetër: Xhaxh THOMAI kishte kurdoherë një dhuratë për çdokënd. Nuk harronte kurrë dhe asnjë! E jo dhuratë të çfarëdoshme: Me ato dhurata ne – atëherë të vegjël, fëmijë, pak më të rritur, gjimnazistë – mund të gëzoheshim ditë me radhë.

Ne u rritëm… Ne u rritëm, por NJERIU I NDRITSHËM mbeti po Ai. Një ditë (ndërkohë ndiqja Universitetin) u takuam rastësisht në Tiranë. Në ndarje më la në xhep diçka: ishin kartëmonedha. Jo pak. Unë u befasova dhe nuk desha t’i pranoj. Por xhaxh THOMAI dhuronte me po aq natyrshmëri, siç të jepte dorën a siç të buzëqeshte: “Të duhen, je student.” Pastaj dhe një herë tjetër po kështu.

I tregova një ditë mes kushërinjsh këto ngjarje të pashlyeshme për mua, teksa biseda ra për Të. Dhe aty ndodhi befasia! [Në të vërtetë, nuk duhej të kishte pasur befasi.] “Pse, vetëm ty?” tha dikush nga ne. “Edhe mua”, tha një tjetër. Pastaj doli se dy kushërirave tona, studente në Tiranë, xhaxh Thomai, pa i thënë Atij askush e pa i thënë Ai kurrkujt, u kishte dërguar me postë rregullisht, muaj për muaj e vite me radhë, si të kishte qenë babai i tyre, të holla në vlerën e një burse!

Kur kujtoj atë BURRË (ashtu si SIVËLLEZËR e SIMOTRA të Tij) më vjen natyrshëm në mend shprehja “LULJA E RACËS”, e cila bukur shënon e përmbledh MË TË SHKËLQYERIT e MË TË PËRKRYERIT INDIVIDË që një bashkësi ka mundur të nxjerrë, të tillë në të gjitha dimensionet: njerëzore, familjare, profesionale e shoqërore.

NJERI I NDRITSHËM DR. THOMA RRUDHA, NGA ATA, TË RRALLËT, TË BEKUARIT, QË KANË LINDUR ME HIR SHENJTËRIE!

Marre nga fb me rastin o per Kujtimi’s te 35 vjetorit te vdekjes se doktor Thoma RRUDHA ne llogarine e djalit te tij Mina Rrudha

Trending