Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha pas lajmit se Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, është shprehur se ai nuk do të dorëzohet përballë padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha.

Sipas Bashës, Gjykata Kushtetuese, është një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrigeve të veta e cila nuk mund të ketë as pavarësinë as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve.

Trending