
KOPENHAGEN, Danimarkë (AP) – Kryeministri i Grenlandës tha të premten se njerëzit e territorit të Arktikut të pasur me minerale nuk duan të jenë amerikanë, por se ai e kupton interesin e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për ishullin duke pasur parasysh vendndodhjen e tij strategjike dhe se ai është i hapur për bashkëpunim më të madh me Uashingtonin.
Komentet nga lideri grenlandez, Múte B. Egede, erdhën pasi Trump tha në fillim të kësaj jave se ai nuk do të përjashtonte përdorimin e forcës ose presionit ekonomik për ta bërë Grenlandën – një territor gjysmëautonom i Danimarkës – një pjesë e Shteteve të Bashkuara. Trump tha se ishte një çështje e sigurisë kombëtare për SHBA
Egede pranoi se Grenlanda është pjesë e kontinentit të Amerikës së Veriut dhe “një vend që amerikanët e shohin si pjesë të botës së tyre”. Ai tha se nuk ka folur me Trump, por se është i hapur për diskutime rreth asaj që “na bashkon”.“Bashkëpunimi ka të bëjë me dialogun. Bashkëpunimi do të thotë që ju do të punoni drejt zgjidhjeve”, tha ai.
Egede ka bërë thirrje për pavarësi për Grenlandën, duke e cilësuar Danimarkën si një fuqi koloniale që jo gjithmonë e ka trajtuar mirë popullsinë indigjene Inuit .“Grenlanda është për popullin grenlandez. Ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë. Ne duam të jemi grenlandez”, tha ai në një konferencë shtypi së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë.
Dëshira e Trump për Grenlandën ka ngjallur ankth në Danimarkë, si dhe në mbarë Evropën. Shtetet e Bashkuara janë një aleat i fortë i 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe anëtari kryesor i aleancës së NATO-s, dhe shumë evropianë u tronditën nga sugjerimi se një udhëheqës i ardhshëm i SHBA mund të konsideronte edhe përdorimin e forcës kundër një aleati.
Por Frederiksen tha se sheh një aspekt pozitiv në diskutim.
“Debati mbi pavarësinë e Grenlandës dhe njoftimet e fundit nga SHBA-ja na tregojnë interesin e madh për Grenlandën,” tha ajo. “Ngjarje që vënë në lëvizje shumë mendime dhe ndjenja me shumë në Grenlandë dhe Danimarkë.”/AP




You must be logged in to post a comment.