
Edi Rama, që deri dje kërcënonte me mbylljen përfundimtare të TikTok-ut në Shqipëri, tashmë ka ndryshuar plotësisht qëndrim, duke kërkuar bashkëpunim me kompaninë. Pas vendimit të Trump për të rihapur platformën në SHBA, Rama duket se është tërhequr nga pozicioni i tij, duke treguar më shumë frikë sesa vendosmëri.
Në takimin me përfaqësuesen e TikTok-ut në Davos, Rama foli për “shqetësime” dhe “garanci” por la të kuptohej se mbyllja e TikTok-ut ishte vetëm një kërcënim bosh. Kritikët e akuzojnë për mungesë guximi dhe përpjekje për të imituar liderët e huaj pa një strategji të qartë. Ky kthim pas tregon se retorika e tij ishte më shumë një teatër politik sesa një qëndrim serioz.
JOQ





You must be logged in to post a comment.