Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka konfirmuar për gazetarët se Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për dërgimin e 1500 trupave shtesë në kufirin SHBA-Meksikë.

Leavitt thotë se qëllimi është “sigurimi i kufirit jugor dhe dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga ky vend”.

Më herët sot, Leavitt i tha medias konservatore Newsmax se zyrtarët kanë “arrestuar tashmë gati 500” njerëz pa dokumente brenda SHBA, duke shtuar se “ata do të dërgohen në shtëpi”.

“Ato dergime tashmë janë duke u zhvilluar këtë mëngjes”, tha ajo.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Leavitt thotë: “Presidenti Trump po u dërgon një mesazh shumë të fortë njerëzve në mbarë botën – nëse po mendoni të shkelni ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të ktheheni në shtëpi, do të jeni i arrestuar, do të ndiqesh penalisht.

Ne raportuam më herët se zyrtarë të lartë presin që 1500 trupat të vendosen në Kaliforni dhe Teksas në 24 deri në 48 orët e ardhshme./bbc

Trending