
Ditë më parë Xherdan Shaqiri bleu aksione në klubin e nivelit të tretë evropian të futbollit, Rapperswil-Jona. Tashmë dy biznesmenë shqiptarë kanë blerë 100 për qind të aksioneve të klubit Schaffhausen, i cili u themelua në vitin 1896, plot 129 vite më parë.Fitim dhe Boletin Hasani janë pronarët e rinj të FC Schaffhausen AG. Ata janë pjesë e industrisë së ndërtimit dhe operojnë në rajonin e Cyrihut, ka bërë të ditur klubi zviceran.
Klubi është përballur me vështirësi financiare kohët e fundit, me borxhet vetëm në rritje. Por me pronarë të rinj, e ardhmja pritet të jetë e ndritshme, shkruan Schaffhausen.
“Drejtori Ekzekutiv, Jimmy Berisha, jep dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Bordit Drejtues dhe ia dorëzon postin Fitim Hasanit, i cili së bashku me Boleti Hasanin formojnë Bordin e ri Drejtues. Pronarët e rinj janë shumë të motivuar dhe të përkushtuar për të vazhduar traditën dhe suksesin e klubit dhe për t’i dhënë shtysë të re me idetë moderne dhe investimet e reja do të ofrojnë një bazë të vlefshme në të kaluarën e industrisë për zhvillimin e investimeve të reja. të stadiumit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Shqiptari Jimmy Berisha ka qenë prej kohësh njeriu kryesor i këtij klubi. Ai shprehet i kënaqur që Fitimi dhe Boletin Hasani janë pronarët e rinj të klubit.
“Ne kemi shumë besim se kjo mbështetje do t’i japë klubit një shtysë të vlefshme,” tha Berisha.
Boletin Hasani tha se është krenari për ta që ta marrin Schaffhausen.
“Është një nder për ne që të bëhemi pjesë e këtij klubi tradicional dhe ta mbështesim atë me ekspertizën tonë në industrinë e ndërtimit dhe entuziazmin tonë për sportin”, vazhdoi ai.
Fitim Hasani ka treguar se synimi i pronarëve të rinj është që klubi të forcohet edhe më tej, në fushën sportive dhe infrastrukturës.
“Ne presim të punojmë me të gjithë të përfshirët për ta bërë FC Schaffhausen një klub edhe më të fortë”, tha Fitim Hasani.
Klubi ka shkruar se mirëpret ngrohtësisht pronarët e rinj dhe pret bashkëpunim të suksesshëm.
Schaffhausen garon në divizionin e dytë zviceran dhe pas sezonit vjeshtor është në pozitën e fundit.
Trajneri është ish-ylli zviceran Ciriaco Sforza. Pjesë e këtij ekipi janë shumë futbollistë shqiptarë.Schaffhausen ka luajtur dy herë në finalen e Kupës së Zvicrës, së fundmi në vitin 1994. Për herë të fundit ka konkurruar në Superligën e Zvicrës në sezonin 2006/07./kohanet





You must be logged in to post a comment.