New York e hoqi ligjin mbi dënimin me burg për tradhëti bashkëshortore. Mos u habisni që egziston një ligj i tillë në një vend kaq të përparuar sa Amerika. Madje në 21 shtete të tjera të USA vazhdon të jetë në fuqi ky ligj. Për tradhëti bashkëshortore dënohesh një vit burg dhe $2500 gjobë. Jo më kot thonë që dashuria është për guximtarët, për të tjerët është martesa. Megjithatë ky ligj rrallë herë zbatohet sepse shumë gjykatës mendojnë që martesa për këdo është komplekse, unike, individuale dhe nuk duhet të penalizohen njerzit për këtë arësye. Pa dyshim kur ka fëmijë në çift kjo gjë do i dëmtonte ata edhe më keq. Traumat që kalojnë fëmijët kur prindrit divorcohen sidomos për arësye tradhëtie kanë pasoja të jashtëzakonshme në psikologjinë e tyre. Ata së pari fajësojnë veten, i duket sikur nuk meritojnë dashuri dhe nuk ishin mjaftueshëm për prindin që largohet. Ata për më keq ka raste kur bëhen gjykues për prindin e tradhëtuar. I duket sikur ai/ ajo kanë diçka që i mungon të mbajnë familjen së bashku. Gjykatësit me pak fjalë nuk janë thjesht “xhelatët” e ligjit, por edhe njerzorë duke marrë parasysh anën emocionale, psikologjike të fëmijëve dhe zhgënjimin që pësojnë ata nga njerzit të cilëve u besojnë më shumë, prindrit e tyre. Shpesh herë prindi që tradhëton, gënjen, mohon ose përgënjeshtron. Justifikohet dhe gjen arësye kundrejt partnerit/ partneres për të ruajtur dinjitetin. Por zakonisht mendohet se njerzit fillojnë të shohin të metat e partnerit/ partneres kur ka hyrë në mes një person i tretë ose kur akoma nuk i ka dalë nga mendja një ish nga e kaluara. Pas tradhëtisë vjen divorci si domosdoshmëri por mungesa e njërit prind është e pazëvendësueshme gjithë jetën dhe ndaj shpesh herë këta fëmijë mbartin në vetvete trauma që rrallë herë shërohen dhe për më keq shpesh përcillen në familjet që krijojnë. Ndodh gjithashtu që ata ose ndjekin të njëjtin drejtim ose komplet të kundërtën sepse e distancojnë veten plotësisht nga gabimet e prindërve dhe nuk duan që fëmijët e tyre të përjetojnë të njëjtat trauma shpirtrore që kaluan ata. Pavarësisht se divorci mund të jetë domosdoshmëri,një zgjedhje e gabuar e prindërve nuk është kurrsesi faji i fëmijëve. Ashtu siç nuk është edhe faji i tyre për ato që zgjedhin të falin tradhëtitë. Mesazhet që marrin fëmijët në të dyja rastet kanë pasoja në formimin e tyre. Prindrit janë modeli i tyre fillestar. Por ky ligj quhet i demoduar ose i panevojshëm sepse dënimi dhe impakti emotional dhe ekonomik që marrin familjet e shkatërruara nga tradhëtitë është me pasoja shumë më të gjata se sa një vit burg. Kjo do jetë dhe arësyeja pse njerzit e llogjikshëm nuk para bien lehtë në dashuri. Gjithashtu prindrit amerikanë edhe kur divorcohen kanë prioritet fëmijët dhe bashkëpunojnë me njeri tjetrin për t’ja bërë atyre sa më të lehtë tranzicionin…
Mirela Kanini

Trending