
Zyrtarët ukrainas janë të bllokuar në bisedime me Amerikën, prapësia e së cilës është marramendëse edhe për standardet e Donald Trump. Ai dhe ekipi i tij po kërkojnë që Ukraina të nënshkruajë mbi fitimet nga minierat, portet dhe industritë e tjera të saj në këmbim të çdo mbështetjeje nga Usa.Duke folur në Kiev më 23 shkurt, pas një nate me sulme gjymtuese me drone ruse në qytet, Volodymyr Zelensky hodhi poshtë kushtet “të padrejta” të propozimit të fundit dhe këmbënguli që çdo marrëveshje të përfshijë mbështetje ushtarake. Bisedimet po vazhdojnë. Një pyetje është se sa keq është shtrydhur Ukraina nëse ka një marrëveshje: një zyrtar thotë se “nuk është negociatë, por zhvatje”. Tjetra është hakmarrja që do të shkaktojë zoti Trump nëse Ukraina refuzon të nënshkruajë në vijën me pika. Ka frikë në rritje në Kiev se ai mund të përpiqet të mbysë rrjedhën e mbështetjes ushtarake, të ndërpresë aksesin në shërbimin e komunikimit satelitor Starlink ose të përshpejtojë bisedimet e tij dypalëshe të paqes me Vladimir Putin.
Zyrtarët ukrainas thonë se takimet e tyre me ekipin e zotit Trump janë aq konfuze saqë ata kanë parë dokumentarë për të gjetur të dhëna rreth stilit të tij të negociatave. E vetmja gjë që është e qartë është niveli i agresionit maga. Që nga 12 shkurti ka pasur tre versione të një marrëveshjeje: një “i keq”, një “më i mirë” dhe një “katastrofik”, i shtyrë nga një kastë e rradhës bashkëbiseduesish nga Ekipi Trump, disa prej tyre tipa të Wall Street. Ideja filloi në shtator me ukrainasit kur Zelensky ofroi të jepte të drejta minerale në këmbim të ndihmës së ardhshme të sigurisë dhe një ftesë për në NATO. Por zoti Trump e ka kthyer konceptin nga koka, duke pretenduar se burimet dhe infrastruktura e Ukrainës si kompensim për ndihmën që Amerika ka dhuruar tashmë




You must be logged in to post a comment.