Daily Mail': Bosi shqiptar i trafikut të emigrantëve rikthehet ilegalisht në Angli, u zbulua nga fotot dhe videot që hidhte në rrjetet sociale - Shqiptarja.com

Daily Mail” shkruan se një bos shqiptar i krimit, i cili kontrabandoi qindra emigrantë në Britani është kthyer sërish fshehurazi në Britaninë e Madhe pasi kreu gjysmën e dënimit me 10 vjet burg në Belgjikë. Sipas shkrimit, Alket Dauti, 36 vjeç, ishte njeriu kyç i një bande të pamëshirshme shqiptare që kontrabandonte emigrantë, përfshirë fëmijë në kamionë frigoriferikë nga Belgjika.

Ai u arrestua në banesën e tij në Penge, Londrën Juglindore, në vitin 2018. Dauti u ekstradua në Belgjikë një vit më pas ku ishte dënuar me 10 vjet në mungesë për drejtimin e operacioneve të kontrabandës së njerëzve

Në seancën ndaj tij u zbulua se Dauti, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2009, jetonte me një vizë të skaduar në vitin 2018. Atij duhej t’i ndalohej rihyrja për shkak të veprës penale.

TY TË MBAJ MEND SHUMË MIRË”/ Kush është ALKET DAUTI, “kapoja” i trafikantëve në Londër. Kërkohet që… (FOTO+VIDEO) – AlpeNews

Një investigim i Daily Mail zbuloi se ai kreu vetëm 5 vjet të dënimit të tij 10-vjeçar në Belgjikë dhe u deportua në vendin e tij të lindjes. “Por burime në Shqipëri thanë se ai u largua vitin e kaluar drejt Europës. Analiza e llogarive të Dautit në TikTok, Instagram dhe Facebook tregoi se ai ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar të paktën që nga nëntori i kaluar.

Fotot në Facebook e shfaqën atë në Penge ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij përpara arrestimit. Javën e kaluar, Dauti postoi një video në TikTok ku shihet duke drejtuar makinën në atë që duket të jetë një rrugë banimi në Londër. Dy ditë më vonë, ai hoqi videon” –shkruan Daily Mail.

Zyrtarët e Home Office i thanë Daily Mail se nuk kishin të dhëna për hyrjen e Dautit në Britani. Tabloidi britanik shkruan se u përpoq të fliste Dautin në shtëpinë e tij në Pengë, por askush nuk iu përgjigj derës.

“Përfundimisht, ne folëm me të në një numër celular britanik pasi e kontaktuam përmes Facebook Messenger. Dauti tha se jeton në Mbretërinë e Bashkuar “legalisht” që nga qershori i vitit të kaluar. Ai shtoi se fluturoi në aeroportin e Lutonit direkt nga Shqipëria.

I pyetur se si ka arritur të kthehet, Dauti tha: “Jam me letra… Çfarë do të thotë nuk më lejojnë të kthehem? Unë nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar”. Ai kishte deklaruar në Home Office nuk kishte të dhëna për kthimin e tij në Britani dhe “na paralajmëroi që të mos shkonim përsëri nëpër shtëpinë e tij” – thuhet në shkrim.

Dauti u arrestua me kushërinjtë e tij Kujdesi Dauti, 41 vjeç dhe Sabah Zaka, 40 vjeç, në vitin 2018. Dauti dhe Zaka morën 8 vjet burg në Belgjikë në mungesë, por ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar duke luftuar kundër ekstradimit. Sipas Daily Mail, ky grup ngarkonte emigrantët për 13 000 £ për një vend në pjesën e përparme të një kamioni dhe 8 000 £ në pjesën e pasme.

Trending