Kreu i PD-së Sali Berisha ka premtuar se nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet vendi do të dalë menjëherë nga Ballkani i Hapur.

Berisha, në një deklaratë për mediat, u shpreh se me firmosjen e marrëveshjes për Ballkanin e Hapur mijëra ferma në vend kanë falimentuar. Ai theksoi se gjithashtu rrënon prodhimin bujqësor dhe blegtoral shqiptar.

“Bujqësia në Shqipëri këto 12 vite ka njohur rënie të madhe. Me firmosjen e Ballkanit të Hapur, mijëra ferma në Shqipëri kanë falimentuar. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka një rënie dramatike. Numri i krerëve të bagëtive është ulur me 62 përqind krahas”, deklaroi kreu i PD-së.

Berisha u shpreh se parimi i programit të tij janë prodhimet Made in Albania, në mënyrë që të ketë bujqësi të zhvilluar dhe fermerë shqiptarë të suksesshëm.

Trending