Nga avokat Kujtim Cakrani

Kush e sulmon Ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj?
Fate Velaj, është pinjoll i familjes madhe, patriotike Velaj, nga Kanina e Vlorës.
Prej ditësh disa media padyshim të dirigjuara nga armiqtë brenda llojit, kanë përhapur lajmin se, ai është emëruar Ambasador Shqipërisë në Austri pa lënë më parë pasaportën Austriake e kështu me radhë…
Padyshim që shkrimi sponsorizuar nga ata që kanë interesa, nuk është i vërtetë!
Emërimi si ambasadir deri në marrjen e detyrës ka zgjatur rreth nëntë muaj. Kjo sepse Fate Velaj, si një person i cili e nisi jetën në Austri si çdo emigrant tjetër, me punën e tij, studimet në universitet dhe angazhimin në emër të qeverisë austriake nëpër botë, nuk e kishte të lehtë të shkëputej nga “pashaporta” me të cilën ishte prezantuar deri atë moment. Pasi ndoqi procedurën e përcaktuar në Konventën e Vjenës dhe ligjet ndërkombëtare, la shtetësinë Austriake, si kushtë për tu emëruar dhe nisur nga puna si Ambasador.
“Armiqtë” brenda llojit, por edhe të painformuar për të gjithë këtë procedurë kanë sponsorizuar portale për të bërë pis Faten dhe padyshim mbiemrin e tij Velaj.
Ndaj Fate Velaj ka patur edhe më parë sulme duke akuzuar si “komunist” ngaqë ishte këshilltar i Edi Ramës si dhe deputet i PS në Parlament. Unë ju garantoj se Fate Velaj, ishte i vetmi deputet që nuk ishte anëtar i PS.
Për sqarim Fate Velaj, është nipi Petrit Velaj që vuajti 38 vite burgim nga regjimi komunistë sepse ishte eksponent I rinisë Ballit Kombëtar et.
Është nipi Beqir Velo Kaninës, një patriot i klasit parë që nga 1912. Por, si pinjoll i kësaj familje të madhe, është i vetmi shqiptarë i shpallur “Qytetar Europian” nga parlamenti Europian në vitin 2011 si dhe i vlerësuar politikisht në Austri, Itali, USA, etj.
Padyshim që edhe ai ka defekte si çdo qënie humane. Ka njohje apo shoqëri të ngushtë me Edi Ramën, por kjo nuk e bën atë më pak fisnikë.
I kuptoj apo mirëkuptoj plebejët, skllevërit e lindur urrejtjen që kanë ndaj Fates, por nuk ia zgjidhim dot këtë hall.
Prandaj ju llumi i llumit rrini të qetë se Fate Velaj nuk ka shkelur asnjë ligj në emërimin Ambasador.
Njerëz fisnik si Fate Velaj e nderojnë Shqipërinë, jo vetëm si Ambasador por edhe më tej.
Mbase ju jeni mësuar që ambasadorët i doni nga shtresa e plebejëve, sepse ashtu jeni mësuar por, gjërat edhe ndryshojnë dhe po ndryshojnë, ja psh Fate Velaj Ambasador i Shqipërisë në vendin që e bëri Shqipërinë të pavarur më 1912.
Kjo është një dmth e madhe që pasardhësi një familje që luftoi me armë në dorë për pavarësi sot Ambasador në një nga vendet e rëndësishme të BE.
Nëse dëshironi të dini më shumë për Fate Velaj, lexoni në faqen http://www.velaj.com

Trending