Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi pas kallëzimit që Adriatik Lapaj i bëri në Gjykatë për shpifje.

Sipas Agron Shehajt, Lapaj po i fshihet debatit publik për denoncimet që ai ka bërë se Lapaj është avokat sekser i vjehrrit të tij në Gjykatën e Sarandës.

Sipas Shehajt, Lapaj po përdor një kallëzim në Gjykatë për këtë.

“Lapaj dha një shfaqje në dyert e Gjykatës për ta zvarritur çështjen me procedura gjykate.”

“Bëri të njëjtën gjë që bëjnë të gjjthë politikanët e korruptuar kur unë i kam denoncuar” – u shpreh Shehaj.

Kreu i ‘Mundësia’ theksoi se Lapaj duhet të mos i fshihet përballjes në publik për aferat me pronat.

“I ka dalë boja” – shtoi Agron Shehaj, ndërsa konfirmoi se do ta ndjekë në kallëzimin e Lapajt ne gjykatë.

Kur dorëzoi kallëzimin në Gjykatën e Posaçme, Adriatik Lapaj u shpreh se nuk kërkonte përplasje me Shehajn, por akuzat e tij meritonin një përgjigje./lapsi.al

Trending