
Nga HERVIN CULI
Skandali i mbrëmshëm në BB padyshim është qershia mbi tortë e hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet politike. Nëse atë akt rrugacëror, kriminal, do ta shikonim thjeshtë si një incident të rastësishëm televiziv do gabonim rëndë. Ajo shuplakë është shuplaka e kohës së mbrapshtë ku po jetojmë. Ajo ështe shuplaka që kusarët në pushtet i japin popullit duke kërcyer si cingiet përpara syve të Udheheqësit. Ajo shuplakë eshtë shuplaka e degradimit te plotë kulturor te këtij vendi.Ajo shuplakë është nokauti përfundimtar i një shoqërie që ka humbur cdo princip qytetar dhe ulëret si e cmendur idiotin më te madh që na serviret si VIP me dy klasë shkollë apo me të shkuar burgaxhiu. Ajo është shuplaka që po godet si kamzhik fëmijët tanë, Martinin e shumë te tjerë, qe nuk i vrau tik- toku, por i vrau dhe po i vret ahengu i ndyrë i klasës politike në kordinim të plotë me partnerët milionerë të aparatit propagandistik. Ata përfundimisht e mbytën këtë vend, e kam frikë se është tepër vonë për të shpresuar!…/POST NE FB




You must be logged in to post a comment.