
VLORË- Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje të një takimi elektoral të PS-së në Vlorë. Hoxha ka ironizuar duke shkruar se Vlorës i kanë rënë flaka duke iu referuar kryeministrit Rama i cili thekson se Vlora është flakë për Shqipërinë Evropiane në vitin 2030.
Këtë rënie të flakës, Hoxha e ka pasqyruar me pamje nga takimi elektoral i ministrit Pirro Vengu dhe kandidatit për deputet, Bledi Çuçi. Sipas gazetarit ata nuk kanë arritur të mbledhin dot njerëz. Hoxha shkruan se në këtë takim nuk janë mbledhur dot as aq persona sa mbante skafi i Bokës kur nisej për Brindizi.
Si thotë komandanti i Tërmetit: Vlora flakë, për Shqiperinë Evropiane 2030… Ndërkohë, Vlorës i ka rënë flaka…. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Bled Çuçi, në takimin elektoral në Lungomare, nuk kanë mbledhur dot njerëz, as aq sa klandestinë mbante skafi i Bokes, kur nisej për Brindizi,” shkruan Hoxha/piranja




You must be logged in to post a comment.