Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit të publikuar se Fondacioni Shqiptaro Amerikan do t’i paguajë 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane. Në deklaratën për shtyp të PD-së sqarohet se kontributi financiar për realizimin e këtij qellimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA si dhe demokratë të tjerë të larguar. Pagesa i është bërë kompanisë amerikane “Continental” që drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo, i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump.

Në deklaratë thuhet se komuniteti shqiptaro-amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore te Partise Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe qeverinë e SHBA-së.

Më herët disa media raportuan se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan do t’i paguajë një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane.

Trending