Komisioneri Shtetëror i  Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se rreth 22 % e fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë janë kthyer. Votuesit jashtë Shqipërisë duhet të plotësojnë dhe të dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të majit. Çdo votë që mbërrin pas datës 11 maj, ora 19:00, do të shpallet e pavlefshme.

Administrimi dhe numërimi i votave të diasporës po kryhet në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë, ku janë përgatitur edhe fletët e votimit për zgjedhësit jashtë vendit.

Trending