Nga Dritan Goxhaj

Në vitin e largët 1651 shkrimtari anglez Anthony Weldon ka shkruar në librin e tij me titull “ Oborri dhe karakteri i Mbretit Xheims (James) “ Italianët kanë një proverb, “ Ai që më mashton një herë, është faji i tijë. Ai që më mashtron për së dyti, është faji im””.

Dhe kjo çështja e mashtrimit është problem i madh për ata që ju është kthyer në ves.

Dhe dy persona të cilët nuk rrinë dot pa mashtruar janë Kryeministri i këtij katundit tonë Ed(vin) Rama, dhe zv/kryeministrja e tij Belinda Balluku.

Ka raste në historin njerëzore që mashtrimi është në nivel aq të lartë sa çuditësh me mënyrën dhe formën e tij. Por në shumicën e rasteve mashtrimi është thjesht fryt i ijnorancës.

Dhe edhe këtë rradhë sërish Rama e Balluku zgjodhën që të mashtrojnë shqiptarët në prag të zgjedhjeve.
Por për mashtrim nuk nxorrën ndonjë ide të re, por thjesht kopjuan pikë për pikë të njëjtin mashtrim që ju bënë me aeroportin e Kukësit.

A ju kujtohet kur disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në të njëjtën mënyrë ulën një avion në Kukës, i cili ishte ngritur nga Rinasi dhe e shpallën si sukses të qeverisë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot, dhe me ndihmën e mediave të cilat të zhytura në një injorancë të thellë kanë bërë sot tellalin e qeverisë dhe të këtyre dy mashtruesve ordiner, duke transmetuar kronika me titull “Ditën e some është kryer fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës”.

Sa turp.

Por le të sqarojmë edhe kësaj rradhe shqiptarët se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në aeroportin e Vlorës.

Është e vërtetë që sot në pistën e Aeroportit të Vlorës është ulur jo një, por dy avionë.

Njëri avion i përket Autoritetit të Aviacionit Civil Italian, i tipit Piagio P.180 Avanti me regjistër I-ENAV.
Ndërsa avioni i dytë i ulur ishte një avion privat i kompanisë zviceriane Travelcoup që kryen fluturime luksoze çarter, i tipit Embraer ERJ-145 me regjistër D-AMME.

Të dy këta avioni janë ngritur nga aeroporti i Rinasit dhe janë ulur në aeroportin e Vlorës.
Dhe kjo gjë e përjashton totalisht deklaratën se ky është aktualisht një aeroport ndërkombëtar.

Kjo pasi po të ishte ndërkombëtar i çertifikuar, avionët do të vinin direkt nga jasht e jo nga Rinasi.

Për të qënë më të qartë për të gjithë ju po ju shpjegoj itinerarin e bërë nga këta dy avionë.

Më datë 7 maj avioni italian është nisur nga Roma dhe është ulur në Rinas.
Ndërsa me datë 8 maj, ditën e sotme ky avion është ngritur nga Rinasi dhe është ulur në Vlorë.
Ndërsa avioni zvicerian me regjistër gjerman më datë 7 maj është nisur nga Berlini dhe është ulur në Rinas.
Ndërsa sot është ngritur nga Rinasi e është ulur në Vlorë.

Çdokush prej jush mund të hyjë në këto dy adresa dhe
dhe do i dali itinerari i fluturimit të këtyre avionëve për javën e fundit.
https://www.flightradar24.com/data/aircraft/d-amme
https://www.flightradar24.com/data/aircraft/i-enav

Tashti le të vimë te pjesa që e konsiderojnë të çertifikuar pasi u ulën këta dy avioni.

E njëjta retorikë dhe mashtrim si ai i Kuksit.

Asnjëri prej dy avionëve nuk ka mundur të kryejë çertifikimin e këtij aeroporti.

Avioni i firmës zvicerane është thjesht avion transporti pasagjerësh dhe nuk ka asnjë kapacitet dhe aftësi dhe as aparatura për të kryer ndonjë çertifikim.

Ndërsa avioni italian, ai ka kapacitete për të kryer çertifikime, por vetëm për dritat e aeroportit, për aparaturat e komunikimit, radarët dhe sistemin e uljes me instrumenta.

Por aktualisht në aeroportin e Vlorës nuk janë instaluar akoma as dritat, as radarët dhe asnjë lloj aparature tjetër e nëvojshme që duhet për të operuar këtë aeroport.

Pra kur nuk ka asnjë lloj aparature në aeroport, lind pyetja – Çfar ka çertifikuar ky avion?!

Realiteti – Asgjë.

Vetëm mashtrimin e Ramës e të Ballukut.

As pistën nuk kanë mundur të testojnë me këta avionë , kjo sepse aeroporti i Vlorës ka një pistë me gjatësi prej 3,2 km. ndërsa avionët e ulur sot nuk duan më shumë se 914 metra për avionin Embraer ERJ-145, dhe 869 m për avionin Piagio P.180 Avanti.
Për të testuar këtë pistë duhet ose një avion i specializuar me aparatura në bord i cili bën testimin e rezistencës së pistës në momentin e uljes, ose në mungesë të tij, duhet një avion i madh me peshë specifike minimale 85 tonë dhe me nevojë gjatësie piste për ngritje dhe ulje jo më të vogël se 2.2km.

Prandaj sot këta dy mashtrues ordiner nxorën nga repertori i tyre patetik, duke qënë se janë shterp në mendje nga idetë, të njëjtin mashtrim të bërë në vitin 2021 dhe jua servirën shqiptarëvë për zgjedhjet e vitit 2025.

Kur ju mashtruan herën e parë, ishte faji i tyre.

Po arritën t’ju mashtrojnë për së dyti me të njëjtin mashtrim, atëherë është tërësisht faji juaj.

Dritan Goxhaj

Specialist aviacioni

Trending