
Egnatia -Kampionia e Shqipërisë në
AbissnetSuperiore!
Sot në mbrëmje Egnatia ka mposhtur në Arwnën Kombëtare me rezultatin e thellë 4-0 ,Vllazninë e Shkkdrës.
ishte një ndeshje që u dominua nga lojtarët rrogozhinas të cilët e kishin vlerësuar këtë sfidë maximalisht.Për Egnatien do të mendoj kavajasi Lushkja në minutën e 7-të të takimit, kur me një goditje të bukur brenda zonës ka përshëndetur rrjetën shkodrane.Reagimi i Vllaznisë ka qënë tepër i vakët dhe janë rrogozhinasit që me një vendosje solide në mesfushë nëpërmjet qarkullimit dhe lëvizshmërisë arrijnë të jenë dominues.Pjesa e dytë është thuajse fotokopje e pjesës së parë dhe rrogozhinasit do të gjejnë edhe golin e dytë sërish me kavajasin Lushkja që i bën dhuratën e dytë presidentit bashkëpatriot Demrozi me një plonzhon të bukur kur topi u harkua drejt tij nga krahuni djathtë i sulmit goditet mjeshtërisht me kokë.Ky gol thuajse e ka topitur skuadrën shkodrane dhe ndërrimet e teknikut gjerman Brdariç nuk sjellin asgje në skuadër.Ndryshe nga zëvëndësinet e teknikut gjerman,zëvëndësimet e Tetovës sjellin më shumë freski në fushë dhe Leo Melo i futur në pjesën e dytë me golin e tretë i bën tiozët shkodranë ti lënë shkallët e stadiumit të heshtur dhe të mërzitur nga paraqitja krejtësisht e dobët e beniaminëve të tyre.Për golin e katërt do të mendoj Serxhio Ujka ,që ndryshe nga altruizmi i tij i tepruar, këtë rradhë gjen cepin e poshtën të portës kundërshtare dhs vulos përfundimiaht në 4-0 shifrat në minutën e katërt shtesë dhe e çon skuadrën drejt një
fitore me aromë Champion League.Një bravo e madhe kjo arritje për futbollistët rrogozhinas dhe stafit teknik me në krye Tetovën që brenda nje kohe të shkurtër në drejtimin e Egnagites e ka bërë atë një skuadër elitare.Padyshim merita kryesore shkon për presidentin Demrozi që me investimet e tij serioze e ka kthyer klubin rrogozhinas një klub seriozdhe plot ambicie. Bravo dhe urime Egnatia!
Nga Arber Emiri gazetar sportiv




You must be logged in to post a comment.