
Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident teksa po tentonte ti arratisej policisë italiane. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Nettuno, afër Romës. Sipas hetimeve të para, rreth orës 20:30 dy makina kaluan me shpejtësi të madhe para dy patrullave të policisë.
Agjentët nisën menjëherë ndjekjen e automjetit të parë, i cili u ndalua pak pas kësaj dhe kishte brenda një 26-vjeçar italian. Patrulla tjetër ndoqi makinën e dytë, një Fiat Cinquecento, e cila vazhdoi të ikte deri sa hyri në një rrugë të dëmtuar dhe pa asfalt.
Në këtë moment, një pluhur i madh u ngrit dhe patrulla ngadalësoi për shkak të dukshmërisë të dobët. Makina vazhdoi udhëtimin, dhe përfundoi duke u përplasur me një shtyllë telefoni dhe u rrotullua.
Nga automjeti, sipas hetimeve të autoriteteve, doli një çantë e madhe në të cilën u gjetën 23 paketa me gjithsej 25 kg kokainë. Policia iu afrua për të ofruar ndihmë, por për shqiptarin nuk bëhej më dot asgjë pasi kishtë ndërruar jetë.




You must be logged in to post a comment.