(𝑫𝒐𝒓ë𝒔𝒉𝒌𝒓𝒊𝒎 𝒏𝒈𝒂 𝒊 𝒃𝒊𝒓𝒊, 𝑳𝒊𝒎𝒂𝒏 𝑴𝒂𝒍𝒐𝒌𝒖)

Isuf Maloku ka lindur ne Fier me 02.01.1937. Familja ne te cilen ai u lind, ishte me origjine nga Kosova, e cila ruante e ushqente tradita te vyera njerëzore e patriotike, vecori qe perfshinte te gjithe kombin shqiptar me banim ne territoret e atyre trevave.

Mirepo te detyruar nga dyndjet e shovinisteve serbe, ata si shume shqiptare te tjere te ketyre viseve ne ato vite te stuhishme te luftrave, u detyruan te emigrojne ne Turqi duke perjetuar dramen e veshtire te emigrimit nga vendlindja .

Pasi kaluan disa vite atje, babai dhe xhaxhait i Isufit per te ruajtur edhe dinjitetin e tyre familjar kombetar si edhe per te ndryshuar jetesen e tyre detyrohen qe oermes nje kalvari te gjate te udhetojne me anije drejt vendit te tyre ame, Shqiperi.

Fati i pruri pikerisht ne Fier. Kontaktet e para me muziken Isufi i mori qe ne femijeri.

Shkolla mesimet e mjediset artistike te asaj kohe nxiten. ndikuan e ushqyen prirjen per te bukuren , per artin e mbi te gjitha per muziken. Duke pare interesimin e talentin per muziken qe tashme Isufi e zoteronte ai u njoh me instrumentin e mandolines madje filloi te luante pjese te vogla per mandoline. Prinderit pane interesimin qe ai po shfaqte per muziken dhe e futen ne degen e fisarmonikes.
Fillon te humbase me ore te tera ne tingujt e mrekullueshem te instrumetit te fisarmonikes.
Ne kete periudhe ai shfaqet me tere pasion e zell qe do ta shoqeronte tere jeten e tij . I sinqerte , serioz,e teper kembengules , punon shume fort ne fushen e interpretimit me instrumetin e fisarmonikes.

Me mbarimin e shkolles 7-te vjecare, Isufi shkon per konkurim ne Liceun Artistik ne Tirane edhe fiton te drejten per te hyre ne shkolle. Ne Lice e ndjen vehten shume mire prane muzikanteve, artisteve, shokeve e miqve dhe shkelqen ne fisarmonike ne eliten e nxenesve me te mire.

Por nje drame familjare e detyron ate te nderprese studimet ne mes. I vdes babai. Nena ishte shtepiake e papune dhe ai detyrohet ta lere shkollen per te punuar ne ndihme te familjes.

Mirepo rruga drejt artit e kishte mbajtur fort te lidhur dhe e kishte ushqyer fort ne shpirtin e tij ndjenjen per te bukuren. Ai nuk e nderpret perkushtimin dhe pasionin qe kishte per muziken e instrumentin e fisarmonikes dhe bashkohet me shoke dhe miqte e vet ne ambientet dhe lokalet e pakta te qytetit te Fierit, qe ne ate kohe perbenin nje veprimtari terheqese teper argetuese per qytetaret fierake.

Ne vitin 1958 krijohet Estrada Profesioniste dhe Isufi emerohet Drejtues i orkestres. Ne keto momente konsolidohet fuqishem rruga drejt artit muzikor per te. Duke qene nje njeri teper komunikues edhe me nur. krijoi marredhenie shume te ngrohta njerezore dhe diti te afronte rreth vehtes muzikante, kengetarë, instrumentiste te ndryshem ne ato vite kur ishte teper e veshtire qe t’ i gjeje te kualifikuar e me arsim perkates dhe se bashku edhe me shoke te tjere regjisore, aktore, kercimtare, krijuan fillimisht nje grup te vogel artistesh që zhvillonin shfaqje si brenda rrethit ashtu edhe ne qytete fqinje. Sillej me ta si shok, si mesues, si prind. Modest e teper korrekt . Gjate turneve te shumta qe reslizoheshin ne ate kohe me se shumti ne qytete e fshatra fqinje Isufi rrinte me ta hante e flinte se bashku me ta dhe krijoi nje respekt bindes te jashtezakonshem per te gjithe shoket e orketres e te Estrades.

Ne qytet kishte disa orkestrina te pakta qe luanin si muzike shqiptare ashtu edhe te huaj derisa u ndalua me ligj nga regjimi i asaj kohe qe te mos luheshin me kenget e pjeset e huaja. Kjo perbente mundesi qe instrumentiste tr ndryshem kryesisht amator te shpalosnin aftesite e tyre.

Ne kete lloj “gare” natyrisht ai spikaste duke u bere shembull. Jane te panumerta shfaqet e premierat qe per rreth 20 vite Isufi ka dhene per publikun artdashes fierak si Drejtues i orkestres edhe si Solist fisarmonicist.
Nje mal gjigant me partitura, shkrime muzikore, krijime e perpunime kengesh,orkestrime e kopjime partiturash ka realizuar Isufi nder vite. Punohej ne atmosfere te tendosur me ore te zgjatura pafund. Shpesh duke u gdhire mbi partiturat muzikore ku tymi i cigares qe ai e pinte aq shume mbulonte si re e bardhe dhomen ku ai punonte. Ne nje dhome bente orkestra prova , ne tjetren solistet,ne dhomen tjeter aktoret, ne tjetren valltaret . Shpesh degjoheshin timgujt e pianofortes , organos e fisarmonikes se bardhe italiane qe se bashku edhe me floket e bardhe te thinjur te tij u be simbol i nje shoku te pandare.

Konseguent e super korrekt , me takt e zgjuarsi, me punen dhe ate cka kishte mare persiper, harrohej i fokusuar mbas asaj e atmosferes muzikore, Punonte me perkushtim maksimal per realizimin e cdo shfaqjeje e premiere.

Jane te panumerta kenget e kompozuara e orkestruara nga ai. Interes te jashtezakonshem ka pasur per krijimet , perpunimet harmonizimet e motiveve e kengeve popullore sidomos myzeqare, te cilat ishin te pranishme ne cdo premiere te Estrades .

Pervoja e jashtezakonshme qe perfitoi gjate ketyre viteve fale edhe talentit te spikatur beri qe te mos ndjehej fare pamundesia e shkollimit te plote ne ambjentin e mjedisin muzikor te institucionit. Duke rrezatuar miresi, kulture te larte komunikimi, butesi , me te gjithe muzikantet e kengetaret e qytetit ai punonte pa rezerva duke i spjeguar atyre me detaje te imta cdo note a mase muzikore duke shpenzuar kohe pafund nga jeta e tij e perditshme.

Disa kengetare qe kane dale ne ato vite e qe bene emer, me se pari kane pikerisht nga pergatitja qe Isufi i bente ne menyre profesionale atyre ne premiera e festivale qe realizoheshin ku ai ishte Drejtues i orkestres.

Qendrimi i tij larg intrigave e grupazheve tipike te artit. Qendrimi i tij larg perfshirjes ne militantizem politik te asaj kohe kur ishte teper e veshtire dhe e rrezikshme nese nuk orientoheshe drejt, ndikuan fort ne krijimin e individualitetit e personalitetit te tij. Punonte me disipline dhe i palodhur dhe natyrisht suksesi i shfaqeve ishte i garantuar. Shpesh i matur edhe i rezervuar heshte. Por edhe nervoz kur e donte puna.

Ne harkun kohor historik per te cilin kontribuoi, eshte shume e rendesishme qe Isufin ta lidhim natyrshem edhe me shoket e tjere artiste qe u bene MEMORJA e pare artistike profesionale e qytetit.

Perfaqesues te atij brezi te ARTË, qe krahas shijeve e predispozites personale, krijuan vlera e tradita te percjella me shume dashuri e logjikë racionale e teper origjinale.

Per te gjitha kete veprimtari, te cilat Isufi i plotesoi me shume korrektesë e perkushtim, e bejne ate nje FIGURË ARTISTIKE – NJERËZORE me vlera teper te çmuara që s’ mund të zbehen asnjëherë.

I paharruar në kujtesën artistike të qytetit, Isuf Maloku! 🙏💐!

Trending