Mesazhi u bë publik nga Fratelli d’Italia përmes një postimi në rrjetin social X, ku forca politike e cilësoi atë si një akt “horror” dhe “shprehje të papranueshme të urrejtjes politike që po kalon çdo kufi njerëzor dhe institucional”.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi menjëherë, duke theksuar se kjo nuk është një përplasje politike, por një shenjë e një klime të kalbëzuar shoqërore.

“Kjo nuk është përballje politike. Nuk është as zemërim. Është diçka më e errët që tregon një klimë të sëmurë, një urrejtje ideologjike, ku gjithçka duket e lejueshme, madje edhe të urosh vdekjen e një fëmije për të goditur një prind. Politika duhet të dijë të bashkohet për të refuzuar këtë klimë të dhunshme. Ekzistojnë kufij që nuk duhen kaluar kurrë”, shkruajti ajo.

Motra e kryeministres dhe zyrtarja e Fratelli d’Italia, Arianna Meloni, reagoi po ashtu në rrjetet sociale.

Trending