• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët lexoi rezolutën e IDC-CDI që sipas tij rrëzon zgjedhjet e 11 majit. • Berisha u shpreh se në raport theksohet se janë të alarmuar nga gjetjet e OSBE/ODIHR ndërsa thuhet që të krijohet urgjentisht një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja. • Ai tha se në raport thuhet se zgjedhjet ishin një farsë politike, që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare dhe shkelën kriteret e Kopenhagenit, e theksohet se votuesit iu nënshtruan presionit sistematik, survejimit, frikësimit dhe blerjes masive të votës. • Sipas raportit qeveria shpërndau bonuse prej 100 euro për 760.000 pensionistë pak para zgjedhjeve; fali gjoba dhe borxhe mbi 200 milionë euro nga periudha 2015–2025 vetëm dy ditë para votimeve. • Berisha tha se kjo rezolutë i jep goditje fatale narkoqeverisë dhe shërben si një kushtrim për popullin shqiptar për të luftuar për votën e lirë dhe është një frymëzim madhor për të gjithë shqiptarët që e konsiderojnë Edi Ramën një armik të egër, të papajtueshëm me votën e tyre. • Berisha shtoi se rezoluta me fakte konkrete denoncon shkeljen e parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve. • Ai deklaroi fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve, më pas do paraqiten kërkesat e tjera. • Berisha tha se disa kandidatë që kanë kërkuar rinumërim i kanë depozituar pranë përfaqësuesve të partisë në KQZ dhe presin momentin e vlerësimit që partia ka për X qark dhe pastaj do paraqiten ankesat e tyre. • Berisha u shpreh mw tej se kandidatët demokratë të cilët kërkojnë të ankimojnë rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit t’i paraqesin pranë përfaqësuesve të PD-së në KQZ. • Kryedemokrati gjatë konferencës ka komentuar edhe arrestimin e presidentit të PL-së, Ilir Meta, ku u shpreh se sipas tij për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore Meta është një i burgosur politik dhe se ky është qëndrim i qartë dhe i pakthyeshëm. • Berisha tha ndwr tw tjera se nëse presidenti i vendit nuk largon këshilltarin që është në KAS, e shkel ligjin dhe shtoi se SPAK-u është një vegël e verbër e Edi Ramës dhe partisë shtet dhe një organ që del i diskredituar në shkallë ekstreme pas Edi Ramës./DOSJA.AL

Trending