
Ka nderruar jete doktor Bujar Bukoshi ish kryeminister ne Kosove.
Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në moshën 78-vjeçare Dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.
Ai lë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan e Taulant.
Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë
Berat Buzhala e komenton kete ikje te ketij njeriu me kontribute ne Kosove:
Doktor Bujar Bukoshi eshte nder dy tri figurat politike me te rendesishme dhe me meritore per clirimin e Kosoves. E kam pase fatin dhe nderin me e njofte personalisht edhe me e qujte mik. Njeri i ndershem dhe trim, si askush tjeter.
Bujar Bukoshi e ka organizu jeten paralele pergjate gjithe pushtimit serb, duke mbledhe financa ne diaspore dhe duke e pagu Republiken paralele qe po ndertohej ne Kosove.
Fatkeqesisht edhe per te kishte shumeeeee akuza te pabaza, sepse nje numer i madh i njerezve nisen prej vetes, duke supozuar qe meqe kishte neper dore miliarda marka gjermane ai dicka kishte vjedhe.
Mirepo Doktori nuk ishte i tille. Ai kishte tjera ideale qe e frymezonin, kurse vjedhja e pareve te popullit nuk ishte njera prej tyre.
Gjate kohes sa ishte i semure e kam takuar nja dy a tri here. Per terapite e shtrenjta qe i perdorte e ka ndihmuar Qeveria e Shqiperise – sepse nuk i kishte ato pare.
Prehu ne paqe doktor i dashtun.
Berat Buzhala.




You must be logged in to post a comment.