
Sot ai është një nga përfaqësuesit e prozës së shkruar në Fier, ku me një dyzinë botimesh ka krijuar tashmë një bibliotekë të tërë. Megjithë suksesin, shitjet e librave apo etiketimet e medias, Tasi Proko ka mbetur po ai, vetvetja, siç shkruan diku vetë, pa u shtirur asnjëherë, pa u shfaqur as me pamjen e dikujt tjetër. Ndërkohë që ka ndryshuar vetëm nga mosha, tashmë mbi gjysëm shekulli dhe nga flokët krejt të thinjur. Miqtë dhe lexuesit që e njohin prej kohësh e duan. E duan për shpirtin, për çiltërsinë që ka, për dashurinë njerëzore, ndjenjën më të bukur të njeriut, të cilën Tasi e ka zgjedhur si mesazh të komunikimit të tij. Jo pa qëllim librat e tij kanë si temë kryesore të subjektit të atë cilën Tasi e ka zgjedhur si mesazh të komunikimit të tijLibrat e tij kanë si temë kryesore të subjektit të tyre vetëm atë, dashurinë, nga e cila buron vetë jeta, dhurata më e çmuar që natyra i ka falur njeriut. 2. “Gjeografia” fëminore e Tasi Prokos është vërtet e çuditshme. Ajo nis atje në Luar, fshatin piktoresk të vendosur nëprapa token e Fierit. Aty ai lindi dhe kaloi fëmijërinë e hershme, ku kreu edhe vitet e para të shkollimit.Per disa kohë u zhvendos ne Mbrostar, nje lagje e jashtme në veri të Fierit, ku si mësues të letërsisë kujton Fani Geron. Më pas shkollën “7 vjeçare” e përfundoi në Kurjan, fshatin kodrinor, ku dikur kish pikturuar Nikolla I Onufrit të famshëm. Shkolla ishte një orë e gjysëm rrugë larg nga shtëpia tregon shkrimtari, tashmë 60 vjeçar. Udhëtimi bëhej çdo ditë, çdo muaj, çdo stinë. Në shi, diell, baltë apo pluhur. Ja përse më ngacmon reumatizma edhe sot shton ai, duke thithur mendueshëm cigaren, shokun e pandarë të jetës. Më pas vijuan studimet e mesme, në ish shkollën Normale të Elbasanit, ku si mësimdhënës pati fatin të kishte një pjesë të elitës pedagogjike të Shqipërisë si Prof. Sotir Papahristo, Bukurosh Sejdini, Vasil Kamani, Mehmet Çeliku, etj. Këtu lindi edhe pasioni për të shkruar, ku disa nga hartimet e tij më të mira merreshin si shembull, për tu lexuar gjatë orëve të letërsisë në klasat e shkollës. Elbasani i viteve 1960 ishte një nga qendrat më të rëndësishme të Shqipërisë. Ai ishte një qytet edhe i zhvillimeve kulturore dhe i arsimit të traditës. Pikërisht ky mjedis ndikoi me të gjithë komponentët e tij në botëkuptimin kulturor të shkrimtarit të ardhshëm, që atëkohë sapo kishte nisur rrugëtimin e tij në rrugën e Letërsisë. Pas shkollës së mesme. Vijoi shërbimi i detyrueshëm ushtarak, ku për dy vjet shërbeu në pikën e kontrollit të portit detar të Durrësit. Privilegji më i rëndësishëm këtu, tregon përsëri ai ishte koha e lire dhe biblioteka e pasur, të cilën mund ta shfrytëzonim pa limit. Këtu nisën edhe botimet e para si skica, kronika apo reportazhe, kryesisht në revistën në shërbim të popullit. Ndërkohë që në vitin 1971 Tasi Proko nisi punën e mësuesit dhe krahas saj edhe studimet e larta, pa shkëputje nga puna. Punoi në shumë shkolla të Fierit si në: Luar, Roskovec, Frakull, etj, për të mbërritur në Gjimnazin e Patosit, në të cilën punoi për 15 vjet. Patosi zë një vend të veçantë në jetën dhe krijimtarinë e Tasi Prokos. Në këtë periudhë ai ishte qendra e industris Kombëtare të naftës, si dhe një qendër e jetës intelektuale. Edhe shkolla e mesme e arsimit të përgjithshëm ishte një institucion i konsoliduar dhe e kishte krijuar fizionominë e vet. Këtu ai u njoh dhe krijoi miqësi me një seri intelektualësh si: Pal Nikolli, Toli Shabani, Zoi Dashi, Zhani Ciko, Selim Myrto, etj. Ja se si e përshkruan ai shumë vite më vonë Patosin. “Isha mësues atëherë. Qyteza ku punoja ishte larg qytetit tonë: Ashtu e vogel dhe me shtëpitë e vendosura në të dyja faqet e kodrës ajo më pëlqente. Rrugën e bëja me autobusin e linjës. Nisesha mëngjeseve dhe kthehesha pa rënë muzgu… Duke qenë mësues në Patos Tasi kreu edhe specializimin pas universitar në fushën e letrave dhe u pranua edhe ne lidhjen e shkrimtareve dhe artisteve. Po këtu në vitin 1980 ai botoi përmbledhjen me tregime dhe novella: “ Kur qeshnin sytë e saj”, si dhe dramën. “Mëri e heshtur”, e cila u vu në skenë nga regjizori Dhimitër Jano, në pallatin e kulturës Mustafa Matohiti. “Qyteti mbi kodra”, u bë kështu vendlindja e tij e dytë, nga i cili ai u largua në vitin 1991, për tu rikthyer në vitin 2004 si Drejtor i atij gjimnazi, ku dikur kishte qënë mësues. Në vitet 1991-1996 Tasi Proko ishte kryetar i konfederates sindikale të rrethit Fier, ndërsa në periudhën 1997 – 2004 Drejtor i Drejtorisë arsimore . Së fundmi nga viti 2007 e në vijim është Drejtues i konviktit të shkollës rajonale artistike Jakov Xoxa në Fier.
NGA ILIRJAN GJIKA




You must be logged in to post a comment.