Një person që po luan një rol vendimtar në prapaskenën e luftës midis Izraelit dhe Iranit është Gjenerali Erik Kurilla. I njohur me nofkën “Gorilla” ai është kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së në komandën e operacioneve në Lindjen e Mesme.

Ai konsiderohet si një “skifter” që po shtyn për një përgjigje të fortë ushtarake kundër Republikës Islamike dhe dëgjohet shumë nga kreu i Pentagonit Pete Hegseth. Ky i fundit thuhet se po i garanton atij praktikisht çdo kërkesë për transportues avionësh dhe luftëtarë shtesë që do të dërgohen në Lindjen e Mesme, veçanërisht në një kohë të përfshirjes së mundshme në luftë të bazave amerikane në rajon.

Sipas “Politico”, Kurilla po “luan një rol të madh në përshkallëzimin e përplasjes midis Teheranit dhe Izraelit”, duke dërguar më shumë armë në rajon pavarësisht shqetësimeve nga zyrtarë të tjerë të lartë të Pentagonit, siç janë Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine dhe Drejtori i Politikave të Pentagonit, Elbridge Colby.

Sipas të njëjtave burime ai po “tërheq shumë forca në Lindjen e Mesme në kurriz të rajoneve të tjera”. Një zëdhënës i Caine mohoi megjithatë që të kishte mosmarrëveshje për këtë çështje/politico

Trending