Bëri xhiron e rrjeteve sociale një video e shkurtër e momentit kur kryeministri shqiptar Edi Rama zbriti nga një avion charter në aeroportin Schiphol në Hagë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s dy ditë më parë.
Në pamjet që lapsi.al sjell më poshtë shihet se Rama ka udhëtuar me një charter “TC EMR” i modelit Gulfstream G IVSP VIP, ku çdo orë paguhet në shifra të konsiderueshme parash për ekonominë e një familjeje të zakonshme në Shqipëri.Qeveria shqiptare nuk e disponon një avion të tillë dhe Rama mund ta ketë marrë me një qera që varion prej 6,500 dollarë deri në 7,500 dollarë për një orë ku përfshihet gjithçka e nevojshme: ekuipazhi, karburanti, catering VIP dhe ndonjë shërbim ekstra si de-icing ose transfer privat.
“TC EMR” konsiderohet një markë e konfirmuar në fluturimet e luksit në aeroportet ndërkombëtare. Edhe më parë, kryeministri ka udhëtuar me avionë privatë në vizitat zyrtare, por rasti i udhëtimit drejt Hagës është një përjashtim, që shënjon ndarjen e Ramës nga shërbimet e kompanisë Air Albania.Kjo shënjon edhe ndarjen me deklaratat e tij se nuk udhëton me chartera dhe se shpenzimet e tij të fluturimeve janë më të ulëta se paraardhësit e tij. ©LAPSI.al




